Kryeministrja Marin udhëtoi për në Ukrainë
Përktheu: Muharrem Miftari/RTKLive
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin ka udhëtuar për në Ukrainë, konkretisht në Bucha, vend ku u masakruan një numër i madh civilësh nga ushtarët rusë.
Gjatë vizitës së saj në Ukrainë, kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, u takua edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
“Ndihma ushtarake e Finlandës është shumë e vlefshme për ne. Armët, politika e sanksioneve dhe uniteti i partnerëve tanë në aspiratat e anëtarësimit të Ukrainës në BE - këto gjëra mund t'i japin forcë mbrojtjes së vendit tonë. Faleminderit për vizitën dhe mbështetjen e kryeministres së Finlandës Sanna Marin”, shkruan Zelenskyi në Instagram.

Bëhet e ditur se kryeministrja Marin diskutoi për mbështetjen për rindërtimin e qytetit të Irpinit dhe u vlerësua nga përfaqësuesja e qytetit, Angela Makeyeva, për mbështetjen e dhënë dhe treguar nga Finlanda për shtetin ukrainas.
U vlerësua gjithashtu edhe për sanksionet e rrepta të Finlandës kundër Rusisë
"Vetëm së bashku mund ta kapërcejmë të keqen ruse," tha Makeyeva për mediet ukrainase.























