09:39 / 27.05.2022
A do ta shesë Lyoni yllin e tyre?
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi francez, Lyon raportohet se është gati të shesë mesfushorin Houssem Aouar.
Mesfushori kreativ ka qenë prej kohësh në gjurmët e disa klube të njohura evropiane.
Sipas ‘RMC”, Aouar dhe Lyon akoma nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së re, kështu që lojtari duket gjithnjë e me larg skuadrës së Lyonit.
Nëse Aouar nuk pranon rinovimin e kontratës së re, atëherë skuadra franceze është gati ta shesë lojtarin gjatë kësaj verë, në mënyrë që të mos humbas atë si transferim i lirë verën e ardhshme.
Siç raportohet, klubi i madh anglez, Arsenal është duke ndezur interesim për Aouar, derisa ai po monitorohet edhe nga Liverpool, Real Sociedad dhe Real Betis.























