Draghi pas telefonatës me Putinin, paralajmëron krizë humanitare
rtsh.al
Kryeministri italian, Mario Draghi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Në një konferencë për media, teksa ka bërë me dije përmbajtjen e bisedës me Putin, Draghi ka paralajmëruar se kriza ushqimore që po afon do të ketë përmasa gjigante dhe të tmerrshme humanitare. Ai tha se gjatë bisedës me Putin nuk ka parë asnjë fije pendese për luftën dhe asnjë dritë në fund të tunelit, për paqe me Ukrainën.
"Qëllimi ishte të pyesja nëse mund të bëhej diçka sepse kriza ushqimore që po afron do të ketë përmasa gjigante dhe pasoja të tmerrshme humanitare. A kam parë ndonjë vezullim për paqen? Përgjigjja është jo", tha Draghi. Qëllimi i telefonatës së tij me presidentin Putin, lidhej me përpjekjet për zhbllokimin e grurit në Ukrainë. Draghi shprehet se Putin tha se portet janë të minuara nga ukrainasit. Më tej, Draghi ka vënë në dije Putin, se do të zhvillojë një bisedë telefonike edhe me Presidentin ukrainas Volodymur Zelensky.
“Putini thotë se portet janë të bllokuara sepse janë minuar nga ukrainasit, por janë bllokuar për të mos lejuar sulmin e anijeve ruse”. Prandaj, bashkëpunimi mund të konsistojë në "pastrimin e porteve dhe sigurimin ndërkohë që të mos ketë sulme". Kishte "gatishmërinë e Putinit për të vazhduar në këtë drejtim, unë e mbylla thirrjen duke thënë se do të telefonoja Zelensky". Është një iniciativë, këmbëngul kryeministri, "që kam ndjerë detyrën të marr parasysh peshën e krizës humanitare që mund të prekë më të varfërit në botë, shpresojmë", shprehet Draghi, raporton La Repubblica.























