17:23 / 28.05.2022
Tifozët e Vushtrrisë hedhin karrige në fushë, ndërpritet ndeshja
Uran Krasniqi/RTKLive
Akordimi i një penalltie në favor të Malishevës ka nxitur pakënaqësi tek tifozët e Vushtrrisë.
Duke filluar nga minuta e 78-të ata kanë hedhur karrige në fushë.
Malisheva po fiton ndeshjen e cila po zhvillohet në Podujevë me rezultat 2-0. Marc Olivier dhe Mërgim Pefqeli kanë realizuar golat për Malishevën. Ende nuk dihet nëse do të vazhdojë ndeshja.
Me fitore eventuale në këtë ndeshje barazhi Malisheva do të mbetej në Superligë.























