19:48 / 31.05.2022
Vidal i jep lamtumirën Interit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Aventura e Arturo Vidal-it të Interi raportohet së ka përfunduar.
Ndonëse kiliani me ‘Nerazurët’ ka kontratë deri në vitin 2023, megjithatë, siç raportojnë mediet italiane, tashmë lojtari është i lirë.
E ardhmja e ish-futbollistit të disa skuadrave evropiane, tashmë duket se do të jetë larg Evropës.
Flamengo prej kohësh është duke e monitoruar situatën e kilianit, por tashmë mësohet se në garë për Vidal-in ka hyrë edhe Al Rayyan, skuadër kjo që është e gatshme t’i ofrojë kilianit 6 milionë euro në vit.























