20:17 / 31.05.2022
A do të largohet Depay nga Barça? Kjo është përgjigja e holandezit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi i Barcelonës dhe Kombëtares së Holandës, Memphis Depay në intervistën për “NOS”, ka folur për aventurën e tij të parë tek ‘Blaugranat’ dhe të ardhmen e tij.
Ish-ylli i Lyonit e pranon se sezonin i tij i parë në fanellën e Barcelonës, nuk ka shkuar mirë. Depay thotë së nuk do të largohet nga ‘Camp Nou’.
“Nuk ka shkuar tamam siç e prisja, ashtu siç nuk e prisja lamtumirën e Messit. Isha i lënduar për një kohë të gjatë. U riktheve në stërvitje. U stërvita fortë, e mbaja gojën mbyllur dhe fatmirësisht fillova të shënojë gola përsëri”, tha Depay.
A do të qëndrojë te Barcelona? Po, s’ka dyshim”.























