Hazard: Dua t`i tregoj Realit se nuk kam mbaruar
BKT
Sport

Hazard: Dua t`i tregoj Realit se nuk kam mbaruar

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Eden Hazard është gati të nisë një fazë të re të karrierës së tij, në të cilën synon të rikthehet në nivelin më të mirë pas periudhës së vështirë nga koha kur iu bashkua Real Madridit.

Ish-ylli i Chelseas, akoma nuk e ka gjetur formën e tij më të mirë tek kampionët e La Ligës dhe Evropës.

Reprezentuesi belg është përballur me lëndime të shumta duke i pamundësuar që ai të tregoi më të mirën e tij tek ‘Mbretërit’.

Ai është i bindur së në sezonin e ardhshëm, do të rigjej formën e tij më të mirë. Hazard thotë së dua t’i tregoj Realit se ende nuk kam mbaruar.

“Nuk kam më probleme me gjurin. Gjithçka është në rregull. Më duhet të bëj përgatitje të mira fizike dhe mendore për të qenë gati për sezonin e ardhshëm. Dua t’i tregoj Realit se nuk kam mbaruar, dhe së kam ende shumë për të dhënë”, tha ai.

“Gjithçka që duhet të bëj është të luajë. Shpresoj të kem shansin sezonin e ardhshëm”.

“Vetëm atëherë do të shihni Eden Hazard-in e vërtetë. Kurrë nuk kam dashur të largohem nga Real Madridi, sepse e di që mund të jap kontributin tim për klubin”, theksoi belgu.