Gerrard insiston për Suarez-in, këto janë zhvillimet e fundit
BKT
Sport

Gerrard insiston për Suarez-in, këto janë zhvillimet e fundit

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sulmuesi Luis Suarez duket se sërish do të luajë në ligën më atraktive në Evropë, Premier League.

Suarez tashmë është lojtar i lirë pasi e ka mbyllur kontratën me Atletico Madrid. Ish-ylli i Liverpoolit kërkohet nga Aston Villa, një tjetër klub i njohur në ishull.

Sipas medieve britanike, Suarez është në kontakt të vazhdueshëm me trajnerin e Aston Villas, Steven Gerrard.

Tekniku anglez dëshiron që ta ketë në skuadër ish-bashkëlojtarin e tij te ‘The Reds’.

35-vjeçari mësohet se pëlqen transferimin tek Aston Villa, edhe pse ish-sulmuesi i Barcelonës, ka edhe disa opsione tjera.