Itali-Argjentinë, publikohen formacionet zyrtare
BKT
Sport

Itali-Argjentinë, publikohen formacionet zyrtare

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Italia dhe Argjentina pas pak minutash do të ndeshen në ‘Wembley’ të Londrës, në sfidën e njohur si “La Finalissima”.

Fituesi i Kampionatit Evropian dhe fituesi i Kupës së Amerikës, do të ballafaqohen në një sfidë që parashikohet tejet e ‘nxehtë’.

Ky do të jetë edicioni i tretë që do të takohen fituesi i Evropianit dhe kampioni i Kupës së Amerikës, ku në të kaluarën, respektivisht në vitin 1985, Franca e mposhti 2:0 Uruguain, kurse tetë vite më vonë, Argjentina e mposhti me penallti Danimarkën.

Tashmë janë publikuar formacionet e të dy skuadrave:

Itali: Donnaumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Pessina, Jorginho, Barella; Bernardeschi, Belotti, Raspadori.

Argjentinë: Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; De Paul, Guido Rodriguez; Messi, Dybala, Di Maria; Lautaro Martinez.