15:59 / 02.06.2022
Kuyt nis punën si trajner
Uran Krasniqi/RTKLive
Ish-sulmuesi i Liverpool-it dhe Holandës, Dirk Kuyt, ka nisur punën e tij si trajner me ADO Den Haag në Eerste Divisie.
"ADO Den Haag është një klub fantastik, dhe unë jam shumë i emocionuar që jam këtu sot dhe për të filluar këtë sfidë të re si trajner", ka thënë ai. “Jam mirënjohës për pritjen e ngrohtë dhe besimin që klubi më ka dhënë".
Kuyt ishte tërhequr nga futbolli profesionist më 2017.























