16:04 / 02.06.2022
Botman thotë se dëshiron të largohet nga Lille
Uran Krasniqi/RTKLive
Sven Botman ka pranuar dëshirën për t`u larguar nga Lille para fillimit të sezonit të ri.
Forma e tij ka nxitur interes nga Milan dhe Newcastle gjë të cilën ai e ka konfirmuar edhe vetë.
"Bisedimet janë duke u zhvilluar tani. Shpresoj që transferimi për sezonin e ri të përfundojë", ka thënë Botman.
Ai është ndalur edhe te mosftesa e Kombëtares së Holandës. Botman është shprehur se janë të tjerë persona që vendosin për ftesën, porse ai është i gatshëm të kontribuojë në rast se do ta ketë rastin.























