Ylli kampion, mposht Trepçën në një sfidë drithëruese (E plotësuar)
BKT
Sport

Ylli kampion, mposht Trepçën në një sfidë drithëruese (E plotësuar)

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ylli është kampion i ri i Kosovës në basketboll, pasi sonte mundi Trepçën, me rezultat 64-70, në ‘Minatori’ në ndeshjen e katërt të serisë së finaleve të Play-off-it.

Duelit i katërt radhazi mes këtyre dy skuadrave, ka prodhuar një super-ndeshje në një atmosferë brilante në palestrën ‘Minatori’ të stërmbushur.

Periudha e tretë dhe e katërt, ka dhënë një ndeshje të madh dhe të barabartë nga të dy skuadrat.

Finishi i kësaj supersfidë ishte dramë e vërtetë basketbolli. Basketbollistët e të dy skuadrave, dhanë gjithçka në parketin e ‘nxehtë’ të ‘Minatorit’.

Në finish të ndeshjes, skuadra nga Suhareka, përfitoi nga gabimet e mitrovicasve, të cilët në fund iu gëzuan fitores gjashtë pikë epërsi (64-70), dhe titullit të kampionit.

Trepça-Ylli, kështu mbyllet pjesa e parë

Pjesa e parë mes Trepçës dhe Yllit, është mbyllur me avantazhin e skuadrës mike me tri pikë epërsi 35-38.

‘Xehetarët’ dhe kampionët në fuqi, po luajnë  në ‘Minatori’ në ndeshjen e katërt të serisë së finales së Play-Off-it.

Kjo sfidë po luhet në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët e të dy skuadrave.

Periudha e parë dhe e dyta, kanë dhënë një sfidë dramatike, derisa në finish të çerekut të dytë, Ylli u tregua ekip më i koncentruar duke shkuar në pushim me tri pikë në avantazh (35-38).

Kujtojmë se në serine e finaleve, Ylli ka dy fitore, kurse, Trepça një. Në rast se skuadra nga Suhareka fiton sonte, atëherë shpallet kampion i Kosovës për sezonin 2021-22, në të kundërtën do të luhet ndeshja e pestë dhe përcaktuese për titullin e kampionit.