Kampionët e Kosovës nisi përgatitjet për Champions
BKT
Sport

Kampionët e Kosovës nisi përgatitjet për Champions

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani pas pak ditësh pushimi, i është rikthyer stërvitjeve.

Klubi nga Suhareka, që për herë të parë në historinë e tyre fituan titullin e kampionit, ka nisur përgatitjet për sfidat në Ligën e Kampionëve.

KF Ballkani përmes një njoftimi, ka konfirmuar se nën drejtimin e strategut Ilir Daja, skuadra i është rikthyer stërvitjeve.

“Ekipi i është rikthyer fushës së blertë dhe ka nisur zyrtarisht përgatitjet për garat Evropiane. Me ndryshime të pakta , skuadra ka kryer stërvitjen nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. Besimi në skuadër dhe klub tani është edhe më i madh si Kampionë. Të gjithë së bashku do të arrijmë gjëra të mëdha!”, thuhet në njoftimin e kampionëve të Kosovës.