Danimarka ‘shuplak’ Francës, Austria trondit Kroacinë
BKT
Sport

Danimarka ‘shuplak’ Francës, Austria trondit Kroacinë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Danimarka e ka mposhtur në udhëtim Francën, me rezultat 2-1, sonte në kuadër të Grupit 1 në Ligën e Kombeve.

Dueli mes ‘Gjelave’ dhe danezëve, ka dhënë një sfidë të interesante, por ishte skuadra mike që në fund iu gëzua fitores.

Karim Benzema (51’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar Francën në epërsi prej 1-0, derisa Cornelius (68’), barazoi shifrat në 1-1. I njëjti lojtar (88’), tronditi francezët duke realizuar golin e dytë personal dhe të fitores për Danimarkën.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Austria e ka shokuar Kroacinë, duke e mposhtur në udhëtim prej 3-0.

Sfidë tejet interesante është luajtur edhe në Grupi 4, ku Holanda në transfertë e ka demoluar Belgjikën, duke e mposhtur prej 1-4.