Muriqi: Jam ndër ambasadorët e shtetit të Kosovës në Spanjë
BKT
Sport

Muriqi: Jam ndër ambasadorët e shtetit të Kosovës në Spanjë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi në konferencën për media, një ditë para duelit me Greqinë, ka folur edhe për sezonin e tij të parë tek Mallorca e Spanjës.

Ylli ‘Dardanëve’, ka njeri ndër më meritoret që skuadra e Mallorcas siguroi ekzistencën në La Liga.

Muriqi thotë se në Spanjë e konsideron veten si ambasadorë i shtetit të Kosovës, pasi që sipas tij, dihet politika e Spanjës në raporto me Kosovën. Ai tha se ndihet tejet i lumtur që është zgjedhur lojtari i muajit në elitën spanjolle.

 "Jam ndër ambasadorët e shtetit atje sepse e dimë politiken me Spanjën dhe kur e pashë që jam shpall lojtari i muajit, u ndjeva shumë i lumtur sepse doli edhe flamuri i Kosovës. Kam qenë tre herë i nominuar, por në fund e fitova dhe ndihem shumë i lumtur. Të shpallem aty ku ka super yje është shumë mirë dhe synoj të vazhdoj edhe me Kombëtaren kështu", tha Muriqi.