21:05 / 04.06.2022
Hungaria ia tregon forcën Anglisë
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Hungaria është treguar skuadër shumë e fortë në duel me Anglinë.
Hungarezët mposhtën ‘Tre Luanët’, me rezultat 1-0, sonte në kuadër të Ligës së Kombeve.
Futbollistët e Hungarisë bën paraqitje mjaft të mirë duke u shfaqur ekip më i rrezikshëm se skuadra angleze.
Szoboszlai ishte njeriu që ia siguri pikët maksimale Hungarisë, duke shënuar gol në minutën e 67-të nga pika e bardhë.
Pas kësaj fitore, Hungaria ndodhet në vendin e parë me tri pikë të tubuara në ligën A, grupin 3, ndërsa Anglia në pozitën e fundit me 0 pikë.























