Cuculi nuk është më pjesë e Dritës
BKT
Sport

Cuculi nuk është më pjesë e Dritës

Drita e Gjilanit dhe Ardian Cuculi kanë ndarë rrugët. Njoftimin e ka bërë klubi gjilanas.

NJOFTIMI

Faleminderit "Ministër i Mbrojtjes"

FC DRITA dhe mbrojtësi, Ardian Cuculi kanë ndarë rrugët pas tri vite bashkëpunim.

Cuculi u bashkua me klubin tonë në vitin 2019-të, ku zhvilloi 98 ndeshje zyrtare dhe shënoi 5 gola.

Në edicionin 2019/20 me klubin tonë fitoi titullin kampion të Superligës së Kosovës.

Te DRITA, Cuculi u bë mbrojtësi i parë në histori të klubit që brenda një sezoni shënon gola në tri kompeticione: Kampionat, Kupë dhe Conferencë Ligë (Evropë)

FC DRITA falënderon Cuculin për kontributin dhe i dëshiron suksese në karrierë.