11:18 / 08.06.2022
Roma s’heq dorë nga Isco, gati kontrata
Fatmir Bytyqi /RTKlive
AS Roma raportohet se është duke përgatitur ofertën për mesfushorin spanjoll, Isco-n.
Spanjolli tashmë i ka dhënë lamtumirën Real Madridi për të nisur një aventure të re në futbollin evropian.
Roma sipas mediave italiane, është duke bërë gati ofertën për Isco-n. Krerët e Romës në ditët vijuese do të takohen me agjentin e lojtarit.
Romakët mësohet së janë duke përgatitur ofertën 3 vjeçare për ish-lojtarin e Real Madridit.
Ndryshe, Isco është duke u kërkuar edhe nga disa skuadra tjera evropiane përfshirë edhe rivalët e Romës, Juventusin.
“Roma është e gatshme t’i ofrojë Isco-s një kontratë 3 vjeçare”, shkruajnë mediat italiane.























