Nico Schulz në orbitën e klubit të njohur italian
BKT
Sport

Nico Schulz në orbitën e klubit të njohur italian

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Klubi italian, Lazio është e interesuar për futbollistin e Borussia Dortmundit, Nico Schulz.

‘Lacialët’ janë duke i vëzhguar disa lojtarë për afatin kalimtar të kësaj verë. Nico Schulz sipas mediave italiane, është në listën e kryeqytetasve të Italisë.

“Lazio është e interesuar tregon interes për futbollistin e Borussia Dortmundit, Nico Schulz”, shkruajnë mediat italiane.

Bardhekaltrit e Italisë synojnë ta ndërtojnë një skuadër të denjë për sezonin e ardhshëm pasi sezonin që u mbyll ditë më parë nuk ishte i suksesshëm për Lazion.