21:14 / 08.06.2022
Zhegrova në dyshim për t`u paraqitur ndaj Irlandës Veriore
Uran Krasniqi/RTKLive
Edon Zhegrova është lënduar në stërvitje para ndeshjes me Irlandën e Veriut, ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës.
"Telasheve me mungesa gjatë seancës së sotme stërvitore iu shtua edhe lëndimi i Edon Zhegrovës. Si rrjedhojë, ai u detyrua ta braktisë stërvitjen dhe të shkojë për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore, pas të cilave do të mësohet nëse do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme", ka njoftuar FFK përmes një komunikate.
Kosova ndeshet nesër me Irlandën e Veriut në një ndeshje të vlefshme për Nations League.























