Tifozët irlandezë ndezin atmosferën, kafe me plis të bardh
BKT
Foto: Arben Llapashtica / RTK
Sport

Tifozët irlandezë ndezin atmosferën, kafe me plis të bardh

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte përballet me Irlandën Veriore, sfidë kjo që luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

“Dardanët” dhe irlandezët do ballafaqohen në kuadër të xhiros së tretë në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Pak orë para kësaj ndeshjes, atmosfera në rrugët e kryeqytetit ka nisur të ‘nxehët’. Krahas tifozëve të Kombëtares sonë, janë edhe një grup tifozësh irlandez që kanë zbritur në kryeqytetin tonë për të mbështetur Irlandën në duel me ‘Dardanët’.

Ky grup tifozësh që kanë ardhur nga Irlanda Veriore, por krijojnë atmosferë të bukur në rrugët e kryeqendrës sonë.

Arben Llapashtica për RTKlive sjellë një foto ku dy tifozë irlandez në një lokal të Teatri Kombëtar pinë kafe me plis të bardhë.