Downing thotë se Liverpool duhet ta marrë koreanin Son
BKT
Sport

Downing thotë se Liverpool duhet ta marrë koreanin Son

Uran Krasniqi/RTKLive

Ish-futbollisti i Liverpool, Stewart Downing konsideron se Liverpool duhet të marrë Heung-Min Son si zëvëndësim në rast se Sadio Mane largohet.

"Ata duhet të përpiqen të marrin Son nga Tottenham. Unë mendoj se ai do të ishte i mrekullueshëm për Liverpool", ka thënë ai. "Nuk do të jetë e lehtë për ta marrë atë dhe ai ndoshta do të kushtonte shumë para".

Aktualisht është duke u përfolur se Mane nuk do të vazhdojë të qëndrojë në Liverpool. 

Koreani këtë vit ishte në formë të lartë, ku arriti të realizojë shumë gola për Spurs.