Trajneri e lojtarët komentojnë fitoren, ndalen edhe te Greqia (E plotësuar)
BKT
Foto: RTKlive
Sport

Trajneri e lojtarët komentojnë fitoren, ndalen edhe te Greqia (E plotësuar)

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse konsideron se ndeshja e ardhshme me Greqinë nuk do të jetë e lehtë. 

Ai ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Irlandës së Veriut.  
"Nuk do të jetë e lehtë ndaj Greqisë. Çka është e sigurt është se ne gjendemi në situatë të vështirë me mungesa, plus këta kartonët që i morëm sot. Çka është më rendësi është fitorja. Do ta veçoja Rrudhanin, i cili luajti edhe në një pozitë jonatyrale", ka thënë Giresse. 

Ndërsa Amir Rrahmani ka thënë se pavarësisht vështirësisë e rëndësishme që Kosova mposhti Irlandën e Veriut.  
"Do të shkojmë për ta fituar ndeshjen në Greqi. E kemi kundërshtar direkt Greqinë. Mendoj se detajet do ta vendosin edhe atë ndeshje", ka thënë ai.  

E,  Milot Rashica ka thënë se në Greqi shkojnë me mendim pozitiv.  
"Në Greqi do të shkojmë me mendimin pozitiv për ta fituar ndeshjen. Dihet që kemi të bëjmë me një kundërshtar me një stil tjetër të lojës dhe shumë më të fortë. Sot luajtëm më mirë dhe arritëm të dalim më shpejt përpara", është shprehur Rashica.  

Kosova fiton ndeshjen me Irlandën e Veriut 

Kosova e ka realizuar edhe fitoren e dytë në Nations League. Kombëtarja kosovare e ka mposhtur atë të Irlandës së Veriut sonte në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3-2. 
Kosova ka fituar me dy gola të Muriqit dhe një të Bytyçit, ndërsa për Irlandën e Veriut realizuan Lavery dhe Ballard. 
Paraprakisht Kosova e ka mposhtur Qipron, por ka humbur nga Greqia.
Me Greqinë Kosova do të ndeshet sërish këtë të diel në Athinë. Prapë Irlanda e Veriut zvogëlon epërsinë e Kosovës

Irlanda e Veriut ia ka dalë të shënojë edhe një herë kundër Kosovës, në ndeshjen e vlefshme për Nations League, që po zhvillohet në "Fadil Vokrri" në Prishtinë.Ka qenë minuta e 83 kur Ballard ka realizuar me kokë pas një asistimi nga Thompson.  Momentalisht rezultati është 3-2. 

Muriqi shënon golin e tij të dytë e të tretin për Kosovën 

Kosova ka realizuar edhe golin e tretë ndaj Irlandës së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për Nations League, e cila po zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Ka qenë minuta e pesëdhjetë e një kur Muriqi ia ka dalë të shënojë edhe golin e tij të dytë dhe të tretin për Kosovën në ndeshje. 
Momentalisht rezultati është 3-1. 

Irlanda e Veriut zbutë epërsinë, përfundon pjesa e parë 

Irlanda e Veriut ia ka dalë që ta zbusë epërsinë e Kosovës, në ndeshjen e vlefshme për Nations League, e cila po zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Ka qenë minuta e dyzet e katërt kur Lavery ka realizuar me kokë nga afërsia pas një asistimi të Spencer. 
Me rezultatin 2-1 ka përfunduar edhe pjesa e parë. 

Shënon Bytyçi, Kosova rrit epërsinë ndaj Irlandës së Veriut 

Kosova ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen me Irlandën e Veriut, sfidë kjo e vlefshme për Nations League, e cila po zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Ka qenë minuta e nëntëmbëdhjetë kur Milot Rashica ka asistuar për Zymer Bytyçin, i cili e ka dërguar topin në rrjetë. 

Muriqi i saktë nga pika e bardhë, Kosova kalon në epërsi 

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Irlandës së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për Nations League, që po zhvillohet në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Ka qenë duke u luajtur minuta e tetë kur Milot Rashica është penguar brenda gjashtëmbëdhjetë metershit dhe gjyqtari ka dhënë penallti. Përgjegjësinë për ekzekutimin e njëmbëdhjetë metërshit e ka marrë Vedat Muriqi, i cili e ka çuar topin në rrjetë. 

Ka qenë duke u luajtur minuta e tetë kur Milot Rashica është penguar brenda gjashtëmbëdhjetë metershit dhe gjyqtari ka dhënë penallti. Përgjegjësinë për ekzekutimin e njëmbëdhjetë metërshit e ka marrë Vedat Muriqi, i cili e ka çuar topin në rrjetë. 

Fillon ndeshja Kosovë - Irlandë e Veriut

Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut, një sfidë e vlefshme kjo për Nations League.

Kosova kësaj ndeshje i qaset me një formacion ndryshe nga ndeshja me Greqinë, pasi në atë ndeshje dy lojtarë u përjashtuan me kartonë të kuq.   
Në të njëjtën kohë po luhet edhe ndeshja tjetër e të njëjtit grup mes Greqisë dhe Qipros. 

Kosova - Irlanda e Veriut, formacionet

Kosova dhe Irlanda e Veriut ndeshen sonte në një sfidë të vlefshme për Nations League. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

No description available.