Reja: Skuadra është përgatitur për ta vënë në vështirësi Izraelin
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka thënë se ka përgatitur skuadrën për të vënë në vështirësi Izraelin, në ndeshjen e vlefshme për Nations League.
Ai së bashku me Berat Gjimshitin kanë mbajtur konferencën e fundit para ndeshjes.
"Ne po punojmë që të mundohemi të propozojmë sa më shumë aksione ofensive. Për shembull duke parë edhe një herë ndeshjen me Islandën, vëmë re se nuk kemi arritur asnjëherë kaq shumë në fundore apo në zonën kundërshtare, por për fat të keq finalizimi që është aspekti i konkretizimit të punës, nuk ka funksionuar si duhet, në një mënyrë apo tjetër. Kemi probleme në pasimin e fundit, e kemi diskutuar edhe me djemtë. Tani na duhet të gjejmë zgjidhje të tjera si ndaj Islandës për të vënë në vështirësi Izraelin. Nga kjo pikëpamje kemi përgatitur mirë skuadrën për të shfrytëzuar situatat", ka thënë Reja. "Pastaj në fushë shihet kush e meriton më shumë a më pak, është një diskutim që mbetet i hapur, se nëse e merr në konsideratë asnjë skuadër nuk ka asgjë për të humbur".
Sipas tij, si Islanda, Izraeli e Shqipëria, rënie nuk ka, ndaj tension nga Shqipëria nuk ka. "Ndaj do të luajmë të hapur dhe do ta bëjnë edhe të tjerët. Ideja jonë është të mos humbim ndeshjen, dhe të mos vuajmë se ata shtyjnë përpara me shumë lojtarë. Kjo taktikë mund të të vërë në vështirësi, sepse janë të shpejtë, të bëjnë presion në çdo cep të fushës. Kur gjen këto skuadra mund të kesh vështirësi. Por edhe ne kemi forcat tona, ne do të punojmë që t’i vëmë në vështirësi duke marrë në konsideratë vlerat e kësaj skuadre se ka vlera të rëndësishme", ka thënë Reja.























