09:49 / 10.06.2022
Sonte Shqipëri-Izrael, kuqezinjtë synojnë fitore
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kombëtarja shqiptare sonte në ‘Air Albania’ pret Izraelin.
Kuqezinjtë dhe Izraeli do të ndeshen në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Shqipëria në këtë duel vjen pas barazimit në udhëtim tek Islanda (1-1). Fitorja është objektiv i Kombëtares shqiptarë në mënyrë që të mbetet në garë për kreun e tabelës në Grupin F.
Atmosfera në taborin kuqezi është e mirë dhe premtuese para sfidës me Izraeli.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit nis në orën 20:45.























