13:58 / 10.06.2022
Manchester United-De Jong, këto janë zhvillimet e fundit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mesfushori i Barcelonës, Frankie De Jong raportohet se interesimi i Manchester Unitedit është tërheqës për të.
Holandezi është objektiv kryesor i ‘Djajve të Kuq’ në tregun e kësaj verë. Sipas medieve të huaja, holandezi është duke e menduar transferimin në ‘Old Trafford’.
Manchester United dhe Barcelona tashmë janë duke negociuar për transferimin e De Jong në ishull.
Katalonasit thuhet se kërkojnë 80 milionë euro për holandezin, çmim ky që United është duke hezituar ta paguajë.
Megjithatë, skuadra angleze do të tentojnë që me ‘blaugranat’ do të provojnë që të arrijnë marrëveshje që De Jong t’i bashkohet skuadrës së Ten Hag.























