15:26 / 10.06.2022
Lenjani zyrtarisht transferohet në Turqi, ky është klubi i tij i ri
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Futbollisti shqiptar Ermir Lenjani ka bërë një tjetër hap në karrierën e tij.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, karrierën do ta vazhdojë në Turqi. Lenjani ka firmosur kontratë me skuadrën turke Umranyespor.
Vet lojtari përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se “ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën turke”.
Kujtojmë se 32-vjeçari më parë ka luajtur për skuadrat si Grassopersin, Sionin dhe St. Gallen.























