16:00 / 10.06.2022
Roberto pas rinovimit: Falënderoj Xavin që më ka besuar gjithmonë
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sergi Roberto pak orë më parë ka rinovuar kontratën edhe për një vit me Barcelonën.
Mbrojtësi i krahut pas rinovimit të kontratës me katalonasit, u shpreh i lumtur që edhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Xavit.
“Xavi me tha që të lija pas lëndimin dhe në momentin e parë tregoi besim tek unë. Unë dua t’ia kthejë besimin në fushë”, tha Roberto.
“Kam kaluar gjysmë e jetës sime në këtë klub dhe shpresoj se do të jem në gjendje t’i bëj të lumtur tifozët”, theksoi Roberto.























