Christensen largohet nga Chelsea
BKT
Sport

Christensen largohet nga Chelsea

Uran Krasniqi/RTKLive

Chelsea ka njoftuar se Andreas Christensen do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të përfundojë në fund të këtij muaji.

Mbrojtësi danez pritet që t'i bashkohet Barcelonës si një lojtar i lirë.

“Chelsea falënderon Andreas për kontributin e tij në suksesin tonë në dekadën e fundit dhe i uron atij sukses në karrierën e tij”, thuhet në deklaratën e klubit.

26 vjeçari gjatë një dekade bëri 161 paraqitje për Chelsean.