Tre avionë rusë cenuan hapësirën ajrore suedeze
BKT
Rajoni dhe Bota

Tre avionë rusë cenuan hapësirën ajrore suedeze

Përktheu: Muharrem Miftari/RTKlive

Një avion rus zbulues- sinjalizues dhe dy avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën ajrore suedeze në veri të Visby-t, të enjten.

Kështu bëri të ditur gazeta suedeze “Dagens Nyheter”, sipas të cilës ngjarja ka ndodhur gjatë stërvitjes detare “Baltops”.

Ishte e enjte kur avioni rus i zbulimit dhe sinjalizimit, i shoqëruar nga dy avionë luftarakë rusë, fluturuan në hapësirën ajrore suedeze, njofton “Dagens Nyheter”.

Në Detin Baltik po zhvillohet stërvitja detare “Baltops”, në të cilën merr pjesë Suedia dhe Finlanda, ku, në të njëjtën kohë, Rusia ka një stërvitje me bazë në Kaliningrad.

Sipas “Dagens Nyheter”, avionët rusë fluturuan në veri të Visby-t dhe shkuan në lartësi të ulët mbi USS Kearsarge. Kjo është ndoshta për të fotografuar anijen luftarake amerikane.

Forcat e Armatosura Suedeze konfirmojnë për gazetën se aeroplanët rusë ishin në ajër për të vëzhguar stërvitjen, por njëkohësisht në ajër ishte edhe një aeroplan suedez që përcillte situatën.

Ndërsa zëdhënësi i Forcave të Armatosura suedeze, Erik Karlson (Erik Karlsson),thotë për “Dagens Nyheter” se kjo nuk ishte një shkelje.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota