Boshnjaku përshëndetet me Prishtinën
Uran Krasniqi/RTKLive
Lorik Boshnjaku s`është më lojtar i Prishtinës. Ai ka njoftuar të shtunën për largimin nga klubi i kryeqytetit.
“ Pas 7 vitesh të kaluara te FC Prishtina rrugëtimit tonë të përbashkët i erdhi fundi. Nuk është e lehtë për mua të shkruaj këto fjalë, por janë të domosdoshme, pasi më duhet të falënderoj të gjithë ata që më qëndruar afër në këtë rrugëtim. Faleminderit drejtuesve, trajnerëve, stafit të klubit, por më së shumti bashkëlojtarëve dhe tifozëve PLISAT", ka shkruar futbollisti. "Erdha te Prishtina si ri, po largohem si burrë, kapiten dhe me gjashtë trofe të fituar. 1 titull kampioni, 3 Kupa të Kosovës dhe 2 Superkupë e Kosovës, të cilat do të mbesin në zemrën time, sikurse edhe ndeshjet në garat ndërkombëtare që i zhvilluam së bashku”.























