Anglia barazon me Italinë, gjithashtu edhe Gjermania me Hungarinë
BKT
Sport

Anglia barazon me Italinë, gjithashtu edhe Gjermania me Hungarinë

Uran Krasniqi/RTKLive

Ndeshjet e Ligës A të Grupit 3 kanë përfunduar pa fitues. Anglia ka barazuar me Italinë, gjithashtu edhe Gjermania me Hungarinë.

Anglia dhe Italia kanë luajtur pa gola, derisa në ndeshjen në Budapest hungarezët dhe gjermanët kanë realizuar nga një gol. 

Vetëm dhjetë minutëshi i parë ka pasur gola, pastaj tetëdhjetë minuta heshtje. Nagy ka kaluar në epërsi hungarezët në minutën e gjashtë, derisa  Hofmann e ka barazuar për gjermanët tre minuta më vonë. No description available.

Në ndeshjet e tjera, Holanda dhe Polonia kanë luajtur baraz 2-2, Uellsi me Belgjikën gjithashtu baraz 1-1, Ukraina e ka mposhtur Armeninë 3-0, Irlanda e ka mposhtur gjithashtu 3-0 Skocinë, Mali i Zi dhe Bosnë dhe Hercegovina kanë barazuar 1-1, Rumania e ka mposhtur Finlandën 1-0 dhe Turqia e ka mposhtur Luksemburgun 2-0.