23:44 / 11.06.2022
Maliqi rinovon me Llapin
Uran Krasniqi/RTKLive
Të paktën edhe për dy sezone pritet të jetë me Llapin Adem Maliqi. Për marrëveshjen e arritur ka njoftuar vetë klubi nga Podujeva.
“Edhe Maliqi rinovon me Llapin deri më 2024
Klubi ynë vazhdon të punoj intensivisht në rinovimin e kontratave me futbollistët kryesor të ekipit, duke vazhduar kështu bashkëpunimin edhe për dy vite me sulmuesin e krahut, Adem Maliqi. Maliqi që erdhi vitin e kaluar nga ekipi i Feronikelit është njëri nga futbollistët kyç të ekipit, andaj pas negociatave me të kemi rënë dakord që të rinovojmë kontratën deri në vitin 2024. 24 vjeçari këtë edicion është paraqitur në 40 ndeshje me klubin në të gjitha garat duke realizuar 2 gola dhe 2 asistime. Vazhdojmë MALIQI”, ka shkruar klubi.























