17:52 / 12.06.2022
Pirlo merr drejtimin e klubit turk
Uran Krasniqi/RTKLive
Ish-futbollisti i njohur italian dhe tash trajner, Andrea Pirlo do të bëjë karrierë në Turqi. Ai ka arritur marrëveshje me klubin turk, Fatih Karagümrük.
Prej disa ditësh ka pasur zëra për një marrëveshje e cila është zyrtarizuar këtë të dielë. Klubi turk ka shpjeguar se kontrata e Andrea Pirlos do të jetë deri më 30 qershor 2023.
Trajneri italian do të përpiqet ta çojë klubin drejt majës së ligës pasi e mbylli këtë sezon në vendin e tetë.
Pirlo së fundmi ishte trajner i Juventusit.























