19:46 / 12.06.2022
Vitija është përforcimi i fundit i Dritës
Uran Krasniqi/RTKLive
Drita e Gjilanit ka afruar leonart Vitijën, duke e lidhur me një kontratë për tri vite. Njoftimin e ka bërë klubi gjilanas.
"Talenti i Skenderbeut, Leonat Vitija qendërmbrojtës ka arritur marrëveshje tri vjeçare me klubin tonë. Kontrata u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv z.Valon Zymberi, i cili i deshiroi mirëseardhje dhe suksese Leonatit te FC DRITA. Leonati për tri vite ishte pjesë e klubit të madh shqiptar, ku ka zhvilluar 67 ndeshje me Skenderbeun në kampionat dhe në garat e Kupës. FC DRITA i deshiron mireseardhje dhe suksese me klubin tonë", ka njoftuar Drita.























