Shqipëri-Estoni, formacionet zyrtare
BKT
Sport

Shqipëri-Estoni, formacionet zyrtare

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Pas pak minutash vjen miqësorja mes Kombëtares shqiptare dhe asaj të Estonisë.

Kuqezinjtë në duel me Estoninë vijnë pas dy humbje në Ligën e Kombeve ndaj Islandës dhe Izraelit.

Kombëtarja shqiptare synon fitore në duel me estonezët. Trajneri Edy Reja ka përzgjedhur formacionin titullar teksa italiani ka vendosur t’i japë besim lojtarëve të cilët kanë pasur pak apo aspak minuta në këtë grumbullim me kombëtaren.

Kështu, në portë e nis si titullar Gentian Selmani, ndërsa në mbrojtje debuton Ardian Bajrami dhe përkrah tij rreshtohen Enea Mihaj dhe Erjon Hoxhallari.

Ndërkohë, në pesëshen e mesfushës, Veseli dhe Hysaj konfirmohen titullar në krahë ashtu siç ishin ndaj Izraelit ndërsa në këtë repart luajnë edhe Çokaj, Ramadani e Çekiçi. Në sulm, dyshja Taulant Seferi-Giacomo Vrioni.

Formacioni zyrtar:

Shqipëria: Selmani, Bajrami, Mihaj, Hoxhallari, Veseli, Çokaj, Ramadani, Çekiçi, Hysaj, Seferi, Vrioni

Trajner: Edy Reja

Estonia: Igonen, Kuusk, Paskotsi, Lukka, Purl, Peetson, Soomets, Poom, Miller, Sorga, Zenjov

Trajner: Thomas Häberli 

Miqësorja Shqipëri-Estoni nis në orën 18:00.