22:57 / 13.06.2022
Ja rivalët e mundshëm të Dritës në Conference League
Nënkampionia e Kosovës, FC Drita do ta përfaqësoje vendin tonë në Conference League në sezonin e ri që do të nis pas pak ditësh.
Tashmë UEFA ka përcaktuar pesë kundërshtarët e mundshëm të Dritës në rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Gjilanasit mund të përballen me skuadra nga Finlanda, Lituania, Estroni, Maqedonia e Veriut e Malta.
Kundërshtarë të mundshëm në short të Dritës janë:
FC Inter Turku (Finlanda), FC Panevezys (Lituania), FC Paide Linaameeskond (Estonia), FC Akademija Pandev (Maqedonia e Veriut) dhe FC Hamran Spartans (Malta).
Shorti për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës do të hedhet nesër (e martë) me fillim nga ora 13:00.























