19:48 / 14.06.2022
Barça shet Mingueza-n, e kërkojnë dy klube të njohura evropiane
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sezoni i përfunduar ditë më parë në La Ligë, duket së do të jetë i fundit për Oscar Mingueza në fanellën e Barcelonës.
Sipas medieve iberike, Barcelona pritet që gjatë kësaj verë, ta shes mbrojtësin Mingueza.
Valencia nga La Liga dhe Hoffenheim nga Bundesliga gjermane, janë klubet që janë të interesuar për Mingueza.
Madje, siç raportohet, të dy skuadrat janë duke pritur çmimin që kërkojnë katalonasit për mbrojtësin e tyre.
Krerët e Valencias dhe skuadrës gjermane, Hoffenheim janë duke përgatitur një ofertë bindëse në adresë të Barcelonës për ta blerë Mungueza-n.























