Broja me Osimhen, ideja e çmendur e De Laurentis
RTSH
Politika e Napolit e Aurelio De Laurentiis ka qenë gjithmonë e qartë: fokusimi te lojtarët e rinj të fortë, të gatshëm, por me hapësirë të mjaftueshme për përmirësim.
Klubi i kaltër, në kuadër të seancës verore të fushatës së shitblerjes, ka vënë në qendër të vëmendjes Armando Brojën.
Sipas asaj që raportohet në edicionin e sotëm të Il Mattino, nëse do të ketë kushte ekonomike, klubi napolitan nuk përjashton një investim tek sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, pavarësisht nga e ardhmja e Osimhenit.
Napoli ka folur tashmë me emisarët e klubit anglez, por Chelsea kërkon rreth 30 milionë euro për të negociuar shitjen e tij. Broja mund të luante edhe përkrah Osimhenit.
Klubi i kaltër po përpiqet të hapë një cikël të ri. Insigne është larguar, edhe Mertens pothuajse. Disa lamtumire, ndonëse të dhimbshme, japin ndjesinë e qartë se jemi përpara një fillimi të ri për Napolin.
Jo tamam një vit zero, Zoti na ruajt, por dëshira për të kthyer shumë faqe është e dukshme.























