Agim Ibraimi largohet nga Dinamo e Tiranës
BKT
Sport

Agim Ibraimi largohet nga Dinamo e Tiranës

Uran Krasniqi/RTKLive

Agim Ibraimi dhe Dinamo e Tiranës kanë ndarë rrugët. Për prishjen e marrëveshjes ka njoftuar klubi tiranas.

"FC Dinamo njofton mbylljen e bashkëpunimit me lojtarët Agim Ibraimi, Aleksandar Sofranac, Goran Siljanovski dhe Aleksandar Isaevski. Klubi dhe futbollistët kanë zgjidhur me marrëveshje dhe dakortësi kontratën, duke ndëprerë bashkëpunimin mes tyre dhe palët do vazhdojnë në drejtime të ndryshme në sezonin e ri. FC Dinamo falenderon lojtarët për kontributin e dhënê me fanellën blu dhe u uron suksese në karrierë", ka njoftuar klubi tiranas.

Ibrahmi ka bërë karrierë në liga të ndryshme evropiane, mes tyre edhe në Serie A.