13:47 / 16.06.2022
Long i painformuar për diskutimet me Milan, por s`e mohon interesin
Uran Krasniqi/RTKLive
Ylli i Club Brugge, Noa Lang ka thënë se ai nuk është në dijeni të diskutimeve me Milan për transferimin e tij, porse ai do të ishte i hapur për një lëvizje të tillë.
"Nuk ka asnjë marrëveshje me AC Milan. Nuk e di nga vjen ky lloj lajmi", tha Lang për gazetën belge HLN. "Por unë nuk kam frikë nga kjo: nëse shkoj në një klub më të madh, ndoshta do të bëhem një futbollist më i mirë".
Lang shënoi shtatë gola në tridhjetë e shtatë paraqitje në Ligën belge gjatë sezonit 2021-22, ndërsa Brugge fitoi titullin e tetëmbëdhjetë.
Interes për Lang ka shprehur edhe Arsenali anglez.























