Kounde drejt Barcelonës
BKT
Sport

Kounde drejt Barcelonës

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Barcelona raportohet se është afër marrëveshje me Sevillan për Jules Kounde.

Mediet spanjolle raportojnë se katalonasit pavarësisht problemeve financiare, janë afër marrëveshje me Sevillan për Kounde.

Kounde verën e kaluar ishte afër transferimit tek klubi i madh anglez, Chelsea, por këtë verë duket së lojtari do të fluturojë drejt Barcelonës.

“Blaugranët, pavarësisht problemeve të mëdha financiare, janë afër marrëveshjes me Sevillan për Jules Kounde”, shkruajnë mediet iberike.

Ndryshe, lojtari është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropaine, por sic raportohet, Kounde sezonin e ardhshëm do të vesh fanellën e Barcelonës.