Vieira transferohet nga Porto te Arsenal
BKT
Sport

Vieira transferohet nga Porto te Arsenal

Uran Krasniqi/RTKLive

Arsenali ka arritur marrëveshje me Porton për të nënshkruar me mesfushorin Fabio Vieira.

Vieira mbërriti në Londër për testet mjekësore të premtën. 

Siç bëhet e ditur, marrëveshja përfundimtare është ende në finalizim dhe detajet do të bëhen publike në ditët në vijim. 

22-vjeçari pati një sezon produktiv në Portugali edicionin e fundit, duke shënuar gjashtë herë dhe duke bërë katërmbëdhjetë asistime.