Selmani siguron medaljen e argjendtë në Evropian, synon të artën
BKT
Sport

Selmani siguron medaljen e argjendtë në Evropian, synon të artën

Fatmir Bytyqi / RTKlive

Karateisti i Kosovës, Islam Selmani e ka siguruar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian kadet, junior dhe U-21.

Selmani, i cili po tregon performancë të lartë në këtë evenimet evropian, nesër do të luftojë për medalje të artë.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në karate, Ylber Syla, është shprehur i lumtur me suksesin e karateistit Islam Selmani.

“Islam Selmani, të dielën do të luftojë për medalje të artë në Kampionatin e 49 Evropian kadet, junior e U21. Urime kampion”, ka  shkruar Syla në profilin e tij në Facebook.