16:39 / 18.06.2022
La Liga kërkon anulimin e kontratës së Mbappe-s
RTSH
Nëpërmjet avokatit Juan Branco, Javier Tebas dhe La Liga depozituan një ankesë në ministrinë franceze të sportit në lidhje me rregullsinë e rinovimit të kontratës së Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain.
Manovra e parisienëve, argumentojnë spanjollët, ka shkelur rregullat e “fair play”-it financiar.
Kërkesa e Tebas dhe bashkëpunëtorëve është që të revokojnë të gjitha kontratat e përcaktuara nga PSG duke filluar nga 25 qershori 2021, përfshirë atë të Leo Messit.
Në rast të një përgjigjeje negative nga autoritetet franceze, La Liga është e gatshme të kontaktojë autoritetet evropiane.
“Kërkojmë që rregullat strikte financiare të La Ligës të zbatohen në të gjithë Evropën”, komentoi Juan Branco.























