Përfundon votimi në zgjedhjet parlamentare në Francë
Rajoni dhe Bota

Përfundon votimi në zgjedhjet parlamentare në Francë

Luan Qorraj / RTK

Shtetasit francez kanë votuar në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare ku koalicioni i partive centriste, i udhëhequr nga presidenti Macron po ballafaqohet me një koalicion të partive të majta dhe të gjelbra të udhëhequr nga ish-socialisti by Jean-Luc Mélenchon.

Dy palët, në raundin e parë, kanë pasur sukses përafërsisht të njëjtë, me rreth 16% të votave por sondazhet tregojnë se popullariteti i majtistëve është rritur për shkak të inflacionit dhe frikës nga kriza ekonomike. Edhe pse ende nuk është e qartë se kush do të jetë fituesi, shumë mediume dhe analistë francez kanë thënë se gjasat që koalicioni qendror i Macron-it të siguroje shumicën e nevojshme parlamentare për zbatimin e reformave të planifikuara janë shumë të vogla. Në rast që asnjëra palë nuk ka shumicë, Franca do të gjendet para zgjedhjes se a do të krijojë, për herë të parë në dekada, një qeveri ku dy rryma të kundërta e ndajnë pushtetin, apo do të shpallen zgjedhje të reja sipas raporteve, deri në ora 17 votat e tyre i kanë hedhur pak më shumë se 38% të votuesve.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota