Zelensky jep paralajmërim për liderët evropianë
Foto: REL
Rajoni dhe Bota

Zelensky jep paralajmërim për liderët evropianë

RTSH

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me anë të një video-mesazhi mbrëmjen e 19 qershorit, ka deklaruar se Rusia mund të intensifikojë sulmet gjatë kësaj jave, duke paralajmëruar partnerët evropianë që të jenë të përgatitur për një rritje të armiqësive.

Më tej, sipas "The Guardian", Presidenti Zelensky shtoi se kjo javë do të jetë historike për Ukrainën, pasi kjo e fundit pret statusin e vendit kandidat në BE.

“Nesër fillon një javë historike. Ka pasur pak vendime të tilla fatale për Ukrainën. Dhe në një javë të tillë, duhet të presim një aktivitet më të madh armiqësor nga Rusia. Dhe jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër vendeve të tjera evropiane. Ne jemi duke u përgatitur. Ne jemi gati. Ne paralajmërojmë partnerët”, tha ai.

Udhëheqësit evropianë do të takohen këtë javë për të dhënë vendimin e tyre përfundimtar në lidhje me aplikimin e shpejtë të anëtarësimit të Ukrainës.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa