Bie qeveria në Bullgari
Foto: RTK
Rajoni dhe Bota

Bie qeveria në Bullgari

Muharrem Miftari/RTKlive

Asambleja Kombëtare në Bullgari rrëzoi nga detyra qeverinë e kryeministrit Kiril Petkon, duke penguar në këtë mënyrë dhe vendimmarrjen për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut.

Me largimin nga koalicioni qeverisës nga partia bullgare “Ka një popull të tillë”, ka bërë që qeveria t’i nënshtrohet mocionit të mosbesimit, ku me votimin e parë të suksesshëm të mosbesimit në historinë më të re të Bullgarisë, ra Qeveria e Petkovit. Pro votuan 123 deputetë përballë 116 që ishin kundër.

Arsyet e largimit nga Qeveria, e kryesuar nga kryeministri Kiril Petkov, janë dy: ribalancimi i buxhetit dhe zhvillimet rreth Maqedonisë.

Kështu Qeveria e Petkovit nuk arriti t’i mbijetonte mocionit të mosbesimit të dorëzuar në Kuvend nga GERB për shkak të dështimeve ekonomike të qeverisë, si dhe bllokada e bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, të cilat Sofja kishte vënë veton për mospërputhjen e saj me Marrëveshjen e Fqinjësisë të vitit 2017, gjuhën e urrejtjes, shkatërrimin e monumenteve kulturore bullgare dhe falsifikimin e historisë bullgare.

 Tani Qeveria duhet të dorëzojë dorëheqjen.

Presidenti bullgar, Rumen Radev, duhet të nisë konsultimet me partitë në Kuvendin Popullor, më pas dorëzimi i mandatit te forca më e madhe politike “Vazhdojmë me ndryshimet”.

Ata kanë afat shtatë ditë që të formojnë shumicën.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota