Von der Leyen ia vendos kufirin Putinit
Rajoni dhe Bota

Von der Leyen ia vendos kufirin Putinit

Përktheu Muharrem Miftari/RTKlive

“Ne po rindërtojmë Ukrainën. Është strategjikisht e rëndësishme që të ketë një demokraci funksionale në fqinjësinë e BE-së dhe të mos ketë shtet të shembur”, tha Von der Leyen

Në një intervistë për HS, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula Von der Leyen, vendos kufirin për Vladimir Putinin.

Bashkimi Evropian mund të bëjë një lëvizje historike këtë javë: BE-ja po i hap rrugën një vendi në luftë drejt anëtarësimit në Union.

Në samitin e së enjtes dhe të së premtes, Këshilli Evropian pritet të miratojë propozimin e Komisionit për t'i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për në BE.

Në të njëjtën kohë, Moldavia është gati të bëhet një kandidate për anëtarësim dhe Gjeorgjia po merr një premtim anëtarësimi.

“Nuk duhet të lejojmë kurrë që presidenti rus, Vladimir Putin, të përcaktojë se si duket BE-ja dhe si i trajtojmë marrëdhëniet me fqinjët tanë”, tha presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, në një intervistë për Helsingin Sanomat.

“Ne jemi të vendosur të mbështesim Ukrainën për të ruajtur pavarësinë e saj. Kjo është në qendër të propozimit politik të Komisionit dhe shpresoj se Këshilli Evropian do ta mbështesë atë”, tha ajo.

Greva në Bruksel ndiehet përsëri në mëngjes, ndërsa metroja dhe autobusët funksionojnë vetëm pjesërisht dhe nisjet nga aeroporti janë pezulluar.

"Si ia dolët me grevën?" pyeti në fillim Von der Leye.

Përgjigja e gazetarëve të HS ndaj çiklizmit e bën Von der Leyen të lavdërojë mirëdashjen dhe shëndetin e saj mjedisor dhe i vjen keq që nuk mund të lëvizte me biçikletë në udhëtimet e saj. Në të vërtetë ajo jeton në vendin e saj të punës - në të njëjtin kat ku ne, thjesht, ndodhemi.

Në samit, BE-ja po bën një hap të madh që është i tmerrshëm për disa vende anëtare. Javën e kaluar, loja filloi të ishte e qartë për të paktën tre vendet më të mëdha, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, pasi liderët e tyre morën anën e Ukrainës, si kandidate për anëtarësim,gjatë vizitës në Kiev.

Pas anëtarësimit ka shumë peshë dhe presion politik, por samiti, prandaj nuk pritet të jetë i lehtë.

Finlanda është pozitive. Ka shumë çështje të hapura dhe njëra prej tyre është paraja: Ukraina është e madhe, e varfër dhe vend bujqësor, ndaj kostoja e rindërtimit të saj është në qindra miliarda. Kandidatura nuk e hap ende qasjen e Ukrainës në programet e financimit të BE-së, por nevojat në vitet e ardhshme do të jenë të mëdha.

BE-ja, tashmë, po ndihmon për ta bërë vendin të funksionojë.

“Ne miqtë dhe aleatët po rindërtojmë Ukrainën. Është strategjikisht e rëndësishme për ne që të kemi një demokraci funksionale pranë BE-së dhe jo një shtet të shembur”, tha Von der Leyen.

Sipas saj, Komisioni ka bërë propozimin për një Forum për Rindërtim, i cili do të bashkojë vendet partnere dhe organizatat që, tashmë, po ofrojnë mbështetje. Sipas Von der Leyen, organizimi i mirë i rindërtimit është i rëndësishëm.

“Duhet të ketë një plan të qartë për këtë dhe investimi në Ukrainë duhet të nënkuptojë gjithashtu reforma. Më pas, në fazën e dytë, i takon shteteve anëtare dhe Parlamentit Evropian të sigurojnë financimin e ndihmës evropiane”,deklaroi Von der Leyen.

Është e çështje hapur nëse BE-ja është gati për zgjerim. Shumë vende janë të ngopur me veton e Hungarisë për sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe heqjen nga lista e sanksioneve e Patriarkut Kirill, i cili u quajt "djaloshi i altarit të Putinit".

Tani kërkohet unanimiteti për vendimet e politikës së Jashtme, por a duhet të braktiset nëse Bashkimi është ende në rritje?

Sipas Von der Leyen, duhet, e Komisioni synon ta ndjekë atë.

“Mendoj se do të ishte e rëndësishme të kalohet në votim me shumicë të cilësuar në politikën e përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, sepse në botën e sotme që ndryshon me shpejtësi, nevojitet një zë evropian. Është e trishtueshme të shohësh që shumë shpesh Evropa hesht, sepse ne nuk mund të gjejmë një konsensus”, tha ajo.

Sipas Von der Leyen, Ukraina ka bërë përparim të rëndësishëm në reformat e saj gjatë tetë vjetëve të fundit, ndërsa po afrohet më shumë me BE-në. Ajo tha se është i impresionuar me atë se sa mirë ka performuar administrata ukrainase në "testin e stresit të luftës" deri në nivelin rajonal.

“Ne duam të shohim tani që reformat kanë filluar të jetësohen. Duhet të vendosen ligjet, duhet luftuar korrupsioni dhe oligarkët. BE-ja tani duhet të shohë rezultate”, shtoi ajo.

Von der Leyen thekson se ka shumë shtete që janë  vende kandidate.

"Turqia dhe Sllovakia filluan procesin e anëtarësimit më 1999. Pesë vjet më vonë, Sllovakia kishte bërë atë që ishte kërkuar, ndërsa Turqia tani është shumë më largë BE-së, sesa ishte në atë kohë", sqaroi ajo

Turqia, e cila po pengon anëtarësimin e Finlandës në NATO, është ende në listën e kandidatëve të BE-së, edhe pse negociatat, praktikisht, kanë vdekur. Duhet të bëhen ende përpjekje për të ruajtur hendekun, pasi BE-ja arriti një marrëveshje me Turqinë në vitin 2016, që vendi nuk do të lejojë refugjatët sirianë të hyjnë në BE dhe do të marrë mbështetje, në këmbim.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia ( ku kryeministrja Sanna Marin po viziton këtë javë), gjithashtu, duan të bashkohen. Anëtarësimi i mundshëm i vendeve ka qenë i ngadaltë dhe kërcënimi është se Rusia do të rrisë ndikimin e saj në rajon, ndërsa BE-ja vonon.

Kandidatët, ka të ngjarë, të ngatërrohen nga propozimi i presidentit francez Emmanuel Macron për një "komunitet politik evropian" që mund të përfshijë vende joanëtare të BE-së. Propozimi i presidencës aktuale tingëllon më shumë si një shkallë e ftohtë, sesa si lobi i BE-së dhe Von der Leyen thotë:

“Mezi pres një diskutim në samit për të dëgjuar më shumë detaje. Por kjo nuk do të zëvendësojë procesin e zgjerimit apo të konkurrojë me zgjerimin.”

Ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes, Von der Leyen, ishte një emër i çuditshëm për shumë njerëz kur liderët e BE-së e zgjodhën atë për të udhëhequr Komisionin në vitin 2019.

Ish-kryeministrat, zakonisht, janë emëruar për kryetarë. Në fund të fundit, pas zgjedhjeve të fundit evropiane, do të emërohej një nga kandidatët kryesorë, të zgjedhur nga grupet politike në Parlamentin Evropian.

Komisionerja Von der Leyen tani është në mes të mandatit të saj. Në fillim, qëllimi numër një i Komisionit ishte Marrëveshja e Gjelbër Evropiane.

U deshën disa muaj që Evropa të përfshihej në një pandemi nga koronavirusi dhe që Komisioni të shndërrohej një organizatë për intervenime në situatë krize. Fillimi nuk shkoi mirë kur shtetet anëtare luftuan me njëri-tjetrin për furnizime, si: maska ​​​​për fytyrën dhe paniku për të mbyllur kufijtë e tyre. Megjithatë, Komisioni ia doli që t'i siguronte vaksinat.

Korona u pasua nga një paketë e përbashkët stimuluese për vendet e BE-së, e vendosur në vitin 2020. Ajo theu tabutë me huamarrjen e përbashkët, e cila në shumë vende u dëmtua.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja u përgjigj me unitet të habitshëm. Testi i vërtetë nuk ka ardhur ende.

A do të qëndrojnë qytetarët të qetë, pasi inflacioni heq fuqinë blerëse dhe rriten faturat e energjisë elektrike dhe gazit? Apo nëse në dimrin e ardhshëm shtëpitë ngrijnë?

“Mbrojtja e demokracisë ka një çmim dhe e di që ne kërkojmë nga njerëzit shumë. BE është e përgatitur të ndërpresë furnizimin me gaz. Nënshkrova një marrëveshje me presidentin Joe Biden për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm (LNG), shkova në Izrael dhe Egjipt për të negociuar gazin natyror dhe Norvegjia, gjithashtu, do të rrisë furnizimet në BE”.

Sipas Von der Leyen, përveç furnizuesve alternativë të energjisë, vendet e BE-së duhet të mësojnë të kursejnë energji dhe të investojnë në energjinë e rinovueshme në Evropë. Të gjitha këto veprime janë pjesë e propozimit të BE-së për “Repower” të Komisionit, i cili është një përpjekje e dëshpëruar e BE-së për të ndaluar fajësimin e Rusisë për euron.

BE-ja ka vendosur sanksione ndaj qymyrit dhe naftës nga Rusia. Gazi natyror mungon në listën e sanksioneve dhe Von der Leyen nuk bën asnjë premtim për këtë. Sanksionet e mëvonshme, sipas saj, do të mbyllin boshllëqet dhe do të bëjnë korrigjime të sanksioneve.

“Nuk është shumë spektakolare, por gjithsesi shumë e rëndësishme”, tha ajo.

Rusia mund të trajtojë ndërprerjen e gazit natyror në emër të BE-së.

Gjatë intervistës me komisioneren Von der Leyen, vijnë raportime nga Gjermania, Franca dhe Italia se furnizimet me gaz nga Rusia janë duke u lëkundur. Sipas saj, kjo është një lojë pushteti, por BE-ja është e përgatitur.

“Putini po përpiqet të na shantazhojë. Besoj se një ditë kur të kthejmë kokën pas, mund të themi se kemi marrë vendimet e duhura për të investuar në energjinë e pastër dhe për të hequr qafe energjinë fosile të Rusisë”, përfundoi ajo.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa