Ministri francez pro anëtarësimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE
Rajoni dhe Bota

Ministri francez pro anëtarësimit të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

KSP

Ministri francez për Çështje Evropiane, Clement Beaune, deklaroi sot se është e nevojshme që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen sa më shpejt në Bashkimin Evropian.

Beaune para Parlamentit Evropian theksoi rëndësinë që këto vende t'i përmbahen vlerave të BE-së.

"Por është e nevojshme t'i përmbahemi vlerave të BE-së, veçanërisht për t'u harmonizuar me politikat tona të sanksioneve," paralajmëroi Beaune, vendi i të cilit aktualisht mban Presidencën e BE-së.

Beaune shprehu besimin se do të arrihet një konsensus në samitin e BE-27 të enjten dhe se Ukrainës do t'i jepet statusi i kandidatit.

Ndryshe, nesër në Bruksel mbahet një takim i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ku do të diskutohet progresi në integrimin në BE dhe sfidat që dalin nga agresioni rus kundër Ukrainës.

Takimi mbahet në prag të samitit të liderëve të BE-së, në të cilin do të merret vendimi për dhënien e statusit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota